Kryeministri i Katarit thotë se SHBA-të e paralajmëruan vendin e tij për sulmin izraelit në Doha, 10 minuta pasi izraelitët kishin filluan sulmin.

Kjo i hedh poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se ata e kishin njoftuar Katarin paraprakisht,

Sulmi ndodhi në orën 3:46 pasdite dhe telefonata e parë nga një zyrtar amerikan erdhi në orën 3:56 pasdite, thotë Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Ai shtoi se përpjekjet e ndërmjetësimit janë pjesë e identitetit të Katarit, dhe asgjë nuk do ta pengonte rolin e tij në këtë drejtim.

Ndryshe Izraelit sot kreu një sulm ajror në Doha të Katarit, që sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu kishte për cak shënjestrimin e zyrtarëve të lartë të Hamasit.