Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një thirrje të Departamentit Amerikan të Shtetit për shtetasit amerikanë në të gjithë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.
Kjo thirrje e DASH-it vjen pas ngjarjeve të fundit në Iran, ku ushtria amerikane kreu sulme në vendet bërthamore iraniane.
“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim”, shkruan ambasada.