Administrata e presidentit amerikane ka marrë vendim për vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën, përcjell KosovaPost.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se për këtë vendim është njoftuar nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau
Osmani ka thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën duke shprehur mirënjohje ndaj ShBA-së.
“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.
MCC është një agjenci e pavarur e qeverisë së SHBA-së që ndihmon vendet në zhvillim të zvogëlojnë varfërinë përmes rritjes ekonomike.
The post ShBA miraton vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën appeared first on Kosovapost.net.