Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Bartos, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar largimin e misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, pasi që ka vlerësuar se nuk ka krizë sigurie në Kosovë.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u më nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Ne i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut në për dialog, por realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës që punojnë në funksione që duhet të kryhen nga organizata të tjera”, tha Bartos.
Ai theksoi se është koha që të fillohet puna e rëndësishme e transferimit të këtyre funksioneve nga UNMIK-u në agjenci më të përshtatshme dhe të fillohet procesi i mbylljes së këtij misioni.
Përveç kësaj, ai deklaroi se SHBA-të e nxisin Kosovën dhe Serbinë “që të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin me njohjen si qëllimin përfundimtar”.
“Këto janë qëndrimet e admirueshme që SHBA-ja i mbështet”.