Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Turqinë me “pasoja të rënda”, nëse nuk anulon blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia. Një zëdhënës i Pentagonit e këshilloi Ankaranë që të gjejë “zgjidhje më të mira”.
“Blerja e sistemit ajror rus të mbrojtjes S-400 nga Turqia do të ketë pasoja të rënda për marrëdhënien e Mbrojtjes amerikane më Turqinë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon për agjencinë e lajmeve Ahval të hënën.
Plani i aleatit amerikan për të blerë S-400, është kthyer në shqetësim për të gjithë aleancën e NATO-s, me Washingtonin që deklaron se vendosja e këtyre armatimeve krah atyre amerikane, të tillë si xhetët spiunë F-35, minon ndërveprimin e aleancës dhe mund t’i zbulojë ‘sekretet’ rusëve.
Në mesin e presionit të vazhdueshëm dhe kërcënimeve për sanksione, administrata e Trump muajin e shkuar pezulloi përkohësisht transferimin e 100 xhetëve F-35 në Turqi.
Nga ana e saj,Turqia refuzoi që të përkulet përpara presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke insistuar se diversifikimi i shpenzimeve në ushtri, ishte thelbësor për sigurinë kombëtare. Javën e shkuar Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se shpresonte që Washingtoni të ndryshonte mendim.