Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përurojnë muajin e ardhshëm një nga urat më të gjata në botë për këmbësorë. Kjo urë është e gjatë 207 metra.
Ura e mrekullueshme shtrihet mbi një ultësirë të Gatlinburgut dhe do të jetë e hapur për vizitorët nga data 17 maj.
Nëse frikësoheni nga lartësia, ndoshta është më mirë të mos kaloni mbi këtë urë, sepse ajo në mes ka vetëm qelq që ua mundëson ta shihni tokën nën këmbët tuaja në lartësi prej 42 metrash.
Sipas faqes së parkut ku ndodhet kjo urë, vizitorët mund të qëndrojnë mbi sa të duan sepse koha nuk është e kufizuar. Ata mund të bëjnë fotografi mahnitëse dhe nga larg ta shohin pamjet e mrekullueshme të qytetit.
Kompania që e ka ndërtuar urën ka thënë se ajo është ura më e gjatë e këtij lloji në Amerikën Veriore. Sidoqoftë, ky epitet mund të jetë i diskutueshëm, varësisht se a matet gjatësia nga shtyllat e saj apo vetëm pjesa që nuk prek në tokë.
Përndryshe, thuhet se një urë këmbësorësh në Kanada është mbi 240 metra e gjatë, ndërsa një urë në Zvicër është e gjatë 494 metra e gjatë, shkruan “CNN”.