Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë liruar nënshtetasin rus Alexander Vinnik, që njihet ndryshe si “mbreti i krimit kibernetik”, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet dy vendeve, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters” të mërkurën.
Njoftimi për Vinnik vjen menjëherë pas lirimit të djeshëm të mësuesit dhe ish-diplomatit amerikan Marc Fogel, i cili ishte arrestuar në një aeroport rus në vitin 2021, për posedim të jashtëligjshëm të kanabisit.
Vinnik kishte operuar në platformën BTC-e, që është njëra nga platformat më të mëdha në tregun e kriptovalutave. Ai u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua në Washington, nën akuzat për shpëlarje të 4 miliardë dollarëve përmes këmbimeve të kriptovalutave.
Ai ishte shpallur fajtor për akuzat e apostrofuara dhe ishte dënuar me 20 vjet burgim.