Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, ka deklaruar se vazhdimësia e këtyre takimeve nuk ka më kupëtim, pasi UNMIK’u ka përmbushur obligimin e vet në Kosovë dhe gjatë këtij viti do të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Cohen ka thënë se UNMIK’u ka përmbushur misioni ne vet në Kosovës, ai ka kërkuar që prania e Kombeve të Bashkuara në Kosovës tani të jetë në Kosovë në bazë të strategjie tjetër.
“Vazhdimësia e këtyre takimeve më nuk ka një kuptim, UNMIK’u ka përmbushur obligimin e vet dhe gjithsesi përmes ekipit të Kombeve të Bashkuar mund të bëhen punë tjera, por jo përmes UNMIK’ut. Siç ka kërkuar Amerika edhe më herët ne dëshirojmë që të kemi një rivlerësim të kësaj strategjie dhe të ketë një rivendim të resurseve dhe për të rivlerësuar praninë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, tha Cohen.
Cohen ka theksuar se arritja e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë gjatë vitit 2019, sipas tij çfarëdo shmangie është një kthim mbrapa.
Ai ka porositur që Qeveria e Kosovës ta heq taksën 100% dhe të fillohet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Të punohet më shumë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, siç e ka bërë të qartë edhe presidenti është momenti i duhur që të arrihet kjo marrëveshje gjithëpërfshirëse, mendoj se kjo është e arritshme në vitin 2019, çfarëdo shmangie është një kthim mbrapa, ata duhet të jenë më të gjitha prioritetet e tyre dhe duhet të ulin tensionet dhe të bëjnë progres në dialog, kjo për Kosovën nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha Cohen.
Cohen ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që të ulen tensionet dhe të vazhdohet me dialogun ku edhe do të arrihet marrëveshja përfundimtare.