Kohëve të fundit kanë qenë të njohura shumë kritika drejtuar qeverisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me taksën.
Por, kritika e fundit nuk ka lidhje me këtë temë.Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett ka kritikuar qeverinë e Kosovës, për dështimin në luftën ndaj korrupsionit.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të jenë të gatshëm për llogaridhënie për vitin 2019.
“ #CPI2018 ka dalur, dhe përceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësoj çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.
The #CPI2018 is out, and perceptions of public sector #corruption in #Kosovo in 2018 were worse than in 2017. This should concern every citizen of Kosovo. How can you help demand accountability from your government in 2019? #UnitedAgainstCorruption https://t.co/iOcCOfTpqW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 30, 2019