Emisioni “Dua të të bëjë të lumtur” i Arbana Osmanit që zakonisht trajton tema të ndryshme familjare duke ju dhënë hapësirë personave që ftojnë dikë ta falendërojnë, ti kërkojnë falje apo edhe ta befasojnë dikë, muaj më parë kishte të ftuar nënën e divorcuar të tri vajzave.
Antoneta një grua e cila kohē më parë ishte ndarë nga burri por që kishte 3 vajza me të. Pas divorcit në mungesë të të ardhurave vajzat i kishte dërguar për 4 vite në strehimore.
Ajo i kishte ftuar vajzat që ti falënderonte që i kanë dhënë motiv për jetën pavarësisht vështirësive të përditshme.
Pasi kishte dëgjuar historinë e dhimbshme të Antonetës dhe 3 vajzave të saj prapa kamerave, në skenë ishte ftuar pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi.
Palushi me një modesti kishte thënë se fillimisht kishte menduar që familjes të ja paguaj shpenzimet e qerasë për dy vite, mirëpo ai ju premtoi se brenda një muaji familja do të bëhet me banesë të re, donacion ky i kompanisë Golden Eagle.
E sot në emision u transmetua një sekuencë e shkurt e dhurimit të banesës për Antonetën dhe vajzat e saj nga vet z.Shaqir Palushi.