Shantazhi i hapur publik ndaj gazetarëve nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, duke u thirrur në ‘informacione’ nga Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, ka zgjuar reagime të gjera, ku më së fundi shkroi edhe Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, shkroi ai.