Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022.
Në raportimin e saj nuk kanë munguar as përplasjet.
Ferat Shala i PDK-së e ka kritikuar Rizvanollin për siç e ka quajtur ai selektimin që po u bëhet ndërmarrjeve publike në subvencionim.
Rizvanolli ka thënë se arsyeja e subvencionimit të ndërmarrjeve KEDS dhe KESCO po bëhet për shkak se Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja i ka privatizuar ato.
Sipas saj, kjo po bëhet për të mos e rënduar jetën e qytetarëve.
“Arsyeja se pse po i subvencionojmë kompanitë KESKO dhe KEDS është se Qeveria juaj i ka privatizuar. Secili cent që hyn në sistem, është cent që konsumatori nuk do ta paguajë. Kemi të bëjmë me subvencionim të konsumatorëve e jo të ndërmarrjeve”, u përgjigj Rizvanolli.
“Kënd e keni subvencionu tash me 20 milionëshin? Po i selektoni ndërmarrjet“, tha Ferat Shala.