Shala: Përparim Rama e ka mundur populistin më të madh, Albin Kurtin (VIDEO)

Azdren Shala, analisti politik, ka thënë se Përparim Rama duhet të bëjë koalicione në Prishtinë për Kuvendin Komunal.

Në “Zgjedhjet Lokale 2025” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Rama e ka mposhtur Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e quajtur “populistin” më të madh të vendit.

“Unë kam pritur realisht fitore më të thellë të Përparim Ramës në Prishtinë për shkak të koalicioneve, por siç po shihet kjo nuk ka funksionuar. Unë këtë e shoh si fitore vetëm të Përparim Ramës. Nuk është fitore shumë e ndihmuar nga aleatët. Kjo dëshmon se, përkundër kritikave dhe pakënaqësive që kemi ndaj Përparim Ramës, qytetari i këtij kryeqyteti ka menduar ndryshe, nuk ka menduar si ne.”

“Besoj se Rama duhet të ketë edhe më shumë koalicione në Asamblenë Komunale, pastaj të gjejë një mënyrë se si të komunikojë me Qeverinë qendrore. Uroj të mos jetë Lëvizja Vetëvendosje. Shiko, nëse në Mitrovicë këtë muaj ka fjetur Albin Kurti, në Prishtinë katër vjet i kanë bërë oponencë duke e bllokuar nga qendra. Përparim Rama e ka mundur populistin më të madh në historinë e Kosovës. Ky është Albin Kurti”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

The post Shala: Përparim Rama e ka mundur populistin më të madh, Albin Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.