Shala për manipulimin e votave: Partitë politike s’mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për hajni

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me manipulimin e votave.

Ai tha se partitë politike s’mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për hajni, sepse sipas tij, janë të njëjta.

“Mendoj që ky akt, ose ky zhvillim i konfirmon dy elemente fillestare. E para, nuk kemi parti politike, kemi grupacione parapolitike”.

“E dyta, për mua krejt partitë politike, prej sot, nuk mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për hajni, janë krejt të njëjta”, u shpreh Shala.