Shkatërrim të raporteve me partnerët strategjikë dhe aleatët ndërkombëtarë.
Kështu tha kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, referuar kryeministrit aktual, Albin Kurtit.
“Kjo qeveri është më e dobëta që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Nuk është marrë me asgjë, është marrë me një lloj agjende joformale është përpjekur të rrënojë rendin juridik Kushtetues të vendit, të kap institucione të pavarura dhe t’i shkatërrojë ato. Ka shkatërruar raportet e Kosovës me partnerët strategjikë dhe me miqtë tanë. Kanë zhvilluar skema të pabesueshme të nepotizmit, korrupsionit dhe kriminalitetit”, tha Shala në Pressing të T7.