Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në emisionin “DPT te Fidani” ka ngritur shqetësime lidhur me funksionimin aktual të institucioneve shtetërore, duke theksuar se ende nuk është bërë konstituimi i i Kuvendit, ndërsa ministrat marrin pjesë si deputetë në votime.
“Ministrat i marrin pagat si ministra dhe vijnë në parlament si deputetë, dhe kryeministri paguhet, nuk e di ka e merr, por dëgjova prej mediave dhe disa prej kolegëve që janë në parlament i kanë marrë pagat e ministrave”.
A vjen në parlament dhe voton për kolegun e vet? Pra, në esencë këto janë anomali logjike, juridike, financiare, janë shkelje të mëdha”, ka deklaruar Shala.