Shala: LDK-ja s’po heqë koka, por disa, pa u ulë mirë lideri, po ia heqin karrigën

Opinionisti Azdren Shala është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po heqë koka.

Mirëpo ai shtoi se është një strukturë në LDK që po ngreh karrige.

Ai tha se kjo strukturë, ende pa u ulur mirë lideri, pa ia heqin karrigen.

“LDK-ja s’po heqë koka, por Hoti është pjesë e një strukture në LDK që po ngreh karrige. Hala pa u ulë mirë lideri, këta po ia heqin karrigën. Hoti është një person që kurrë nuk ka fituar asgjë për LDK-në, si individ, t’i sjellë LDK-së diçka, po ka qeverisur mirë me besimin që ia ka dhënë LDK-ja”, tha ai në Klan Kosova.