Shala: Adem Jashari është shqiptari më i madh në histori, Qeverisë aktuale i pengon Prekazi

Asdren Shala, historian ka folur për Epopenë e UÇK-së dhe rënien e Jasharajve, duke thënë se rasti i tyre është rast unik në botë.

Shala ka deklaruar se Adem Jashari është rast unik, dhe se i njëjti ka dal si personazh përtej imagjinatës së krejt artit botëror.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Adem Jashari është shqiptari më i madh i krejt historisë.

Tutje i njëjti ka thënë se qeverisë aktuale iu pengon Prekazi.

‘‘Çdo vit për mua është ritual i përhershëm. Me përkthy në këtë gjuhën religjioze, për shqiptarët Prekazi është qysh është Meka për myslimanët dhe varri i Krishtit për të krishterët. Krejt ato ça i dimë janë thanë publikisht, nuk është shkruar shumë edhe historia e luftës së fundit në përgjithësi nuk është e shkruar. Çka është me rëndësi më thënë është se është rast unik në histori, ku Adem Jashari jam i bindun që e ka ditë që vdekja e pret për liri edhe ka vazhduar me luftuar. Ndërkohë në fund të shekullit të 20-të, del një personazh që shkon edhe përtej imagjinatës së krejt artit botëror. Adem JKashari është rasti unik. Në mendimin tem Adem Jashari është shqiptari më i madh i krejt historisë prej se ekzistojnë shqiptarët. Mendimin tim, qeveria aktuale e Kosovës, iu pengon Prekazi, jo krejtve por një pjesë të tyre. A din pse? Pjesa më e mirë që aderojnë në partinë në pushtet, 99 ka qenë humbje e privilegjeve. Ata njerëz që i kanë humbur privilegjet, si qytetarë të priveligjuar të ish-Jugosllavisë, Prekazi, liria e Kosovës, që lidhet është sinonim me Prekazin me Jashart, për ata është pengesë’’,  ka thënë mes tjerash ai i ftuar në T7.