Gjatë një koncerti në Bell Centre të Montrealit, si pjesë e turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, këngëtarja kolumbiane Shakira ka përjetuar një moment të papritur: është rrëzuar në skenë teksa performonte një nga hitet e saj më të mëdha. Megjithatë, ajo reagoi me profesionalizëm dhe u ngrit menjëherë për të vazhduar shfaqjen.
Në një video të shpërndarë nga fansat që ishin në publik, 48-vjeçarja shihet duke kërcyer me energji gjatë këngës “Whenever, Wherever” kur papritur humb ekuilibrin dhe bie në dysheme.
Fituesja e çmimeve Grammy nuk humbi kohë – u ngrit menjëherë dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Por momenti nuk kaloi pa u vënë re: videoja u bë virale dhe fansat e mbushën rrjetet sociale me komente pozitive për reagimin e saj.
Shakira sufre una caída durante su concierto en Montreal, Canada. A pesar del inconveniente la barranquillera continuó su espectáculo con normalidad. #notibomba #shakira #concierto #montreal #nb ♬ original sound – NB
“Një shembull i shkëlqyer i qëndrueshmërisë! Shpresoj të mos jetë lënduar”, shkruanin përdoruesit në rrjete sociale teksa shpërndanin pamjet.
Madje, edhe vetë Shakira ndau videon e rrëzimit në storiet e saj në Instagram, duke treguar se e mori me sportivitet situatën.
Turneu “Las Mujeres Ya No Lloran” ka nisur më 11 shkurt në Rio de Janeiro. Pas dy koncerteve të para, artistja u detyrua të shtyjë një performancë në stadiumin Estadio Nacional në Lima, Peru, për shkak të një problemi shëndetësor.
XD 🤣 te amo Shakira, así es, de las caídas nadie se salva 🥺 ahí les encargo el escenario de la reina #shakira🙏 @Shakira ♬ sonido original – MultiversoShakiFan
“Më vjen keq që duhet t’ju njoftoj se mbrëmë përfundova në urgjencë për shkak të një shqetësimi në stomak,” shkroi ajo më 16 shkurt në Instagram.
Në muajin mars, ajo anuloi edhe dy koncerte në Santiago të Kilit, për shkak të vështirësive teknike me skenografinë.