Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëpopullore që u zhvillua në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kamberi theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër fashizmit ishte dhe do të mbetet përjetësisht e pastër! E drejta është në anën tonë dhe drejtësi duhet të ketë!”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Reagimi i tij vjen në kohën kur mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbe” në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.