Fran Garcia, mbrojtësi i Real Madrid, i cili shënoi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës për klube kundër Borussia Dortmund, foli për emocionet e ndjera: “Jam i lumtur jo vetëm për kualifikimin dhe çmimin MVP, por edhe për punën e bërë nga skuadra”.
“Tani përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë këto periudhë pushimi, pasi pas tre ditësh do të jetë një betejë tjetër”, shtoi mbrojtësi spanjoll.
“Unë mundohem të jap më të mirën time në çdo ndeshje. Është e vërtetë që ndihem mirë, kam vazhdimësi dhe besimi i trajnerit dhe shokëve të mi të ekipit është gjithmonë pozitiv”, tha Garcia.
Duke folur për ndeshjen gjysmëfinale ndaj PSG, ai komentoi: “Këtu është një gjysmëfinale, por unë mendoj se është një finale e Champions League. Ata janë në formë të mirë, por ne po zhvillohemi shumë. Ekipi po punon mirë“.
The post “Sfida Real-PSG në botërorin e klubeve është si një finale e Champions League” appeared first on Telesport.