Sezonin e kaluar konsiderohej “shpikje gjeniale” e Flick, tashmë është makthi i Barcelonës

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Club Brugge dhe sërish tregoi probleme në ndalimin e kundërsulmeve. Belgët shënuan tre gola pothuajse pa rezistencë, duke shfrytëzuar hapësirat që la mbrojtja e avancuar e katalanasve, e cila vazhdon të ngrejë dyshime për besueshmërinë e saj. Në golin e parë, Koundé la në lojë Forbs, që asistoi për Tresoldi, ndërsa më pas vetë Forbs shënoi edhe dy herë, duke përfituar nga shpejtësia e tij.

Në dhomat e zhveshjes, lojtarët katalanas pranuan se ka gjëra për t’u përmirësuar, por realiteti tregon se mbrojtja po pëson shumë gola dhe me lehtësi. Sezonin e kaluar, Barça e Flick u vlerësua për aftësinë e zënies së kundërshtarit shpesh në pozicion jashtë loje, por tani kjo është kthyer në dobësi.

Statistikat e Champions-it e konfirmojnë rënien. Sezonin e kaluar, në 4 ndeshjet e para, Barça kishte 24 “offside” në total. Nag këto, ndaj Monaco 6, ndaj Young Boys 7, ndaj Bayern Munich 3 dhe ndaj Crvena Zvezda 9. Këtë sezon, vetëm 6 ndaj Newcastle (3), PSG (2), Olympiacos (1) dhe Clube Brugge (1); pra katër herë më pak. Pa efikasitetin e dikurshëm, Flick duhet të gjejë ekuilibrin e humbur dhe të përmirësojë presionin kolektiv për të shmangur përsëritjen e gabimeve.

The post Sezonin e kaluar konsiderohej “shpikje gjeniale” e Flick, tashmë është makthi i Barcelonës appeared first on Telesport.