Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A

Në mikrofonat e “Sky Sport”, Fabio Capello analizoi kampionatin e ardhshëm italian, duke shpjeguar pikëpamjen e tij për merkaton, me tri javë negociata ende përpara. Ai foli kësisoji për nisjen e sezonit të ri të Serie A.

Si e sheh Gasperinin te Roma?
Ka ide të qarta, kërkon të rinj dhe dëshiron të krijojë. Është një gjë shumë e bukur për t’i dhënë Romës frymë dhe diçka ndryshe. Ai nuk kënaqet me pak, besoj se do të bëjë shumë mirë.

A do të ishte Hojlund, sulmuesi i duhur për Milanin?
E njoh Hojlund, ka bërë shumë mirë, edhe pse te Manchester United, në një moment mungoi pak, megjithatë bëri gjëra të bukura. Milani do të ishte një sfidë e mirë për të, mendoj që mosha dhe një trajner si Allegri mund t’i japin shumë këtij lojtari.

Si e vlerëson Juventusin?
Është një kantier i hapur, duhet të rikuperojë disa burime që shpenzoi vitin e kaluar për t’i investuar në merkato tani. Është herët për ta vlerësuar.

Po Napoli dhe Interi?
E vetmja skuadër që ka vepruar me aftësi ka qenë Napoli. Ideja e Interit është të marrë Lookman, zgjedhje interesante dhe e vlefshme. Për mua, në letër, dy skuadrat që do të luftojnë më shumë për titullin janë Interi dhe Napoli.

 

The post Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A appeared first on Telesport.