“Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierë dhe luajta pak, por nuk shkoj të qaj te trajneri”

Në nivel personal, sezoni i kaluar ishte padyshim sezoni më i keq që kam përjetuar ndonjëherë si profesionist”, u shpreh mbrojtësi i Arsenal, Oleksandr Zinchenko. Ai theksoi dëshirën e tij për të luajtur më vazhdimisht sezonin e ri.

Në thelb, isha plotësisht jashtë formacionit titullar, përveç disa ndeshjeve të izoluara. Një lojtar që nuk luan nuk është asgjë. Nuk kam qenë kurrë një lojtar që vrapon te trajneri, ankohet ose bën shumë pyetje. Mund ta fajësoj vetëm veten”, tha Zinchenko.

Më tej, ai shtoi: “Nëse nuk luaj, do të thotë se nuk kam punuar mjaftueshëm, nuk kam bërë mjaftueshëm, nuk kam luajtur mjaftueshëm mire. Të shohim se çfarë sjell koha, sepse ende dua të luaj futboll. Dua ta shijoj lojën dhe të kthehem me një buzëqeshje në mbrëmje”.

Sezonin e kaluar, ukrainasi bëri vetëm 15 paraqitje në Premier League, vetëm pesë herë si titullar. Këto javë të fundit është përfolur se mund të largohet për të kërkuar hapësira diku tjetër, me Napolin në Itali gjithashtu një destinacion të mundshëm.

The post “Sezoni i kaluar ishte më i keqi në karrierë dhe luajta pak, por nuk shkoj të qaj te trajneri” appeared first on Telesport.