Atletico Madrid ka fituar 3-0 ndaj Sevilla në “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Spektakli i vërtetë i vendasve erhdi në 25 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht, Julian Alvarez zhbllokoi shifrat në minutën e 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda zone të Tanguy Nianzou. Thiago Almada dyfishoi shifrat në minutën e 77-të, pas një asistit perfekt të Giuliano Simeone.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Antoine Griezmann që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 për Atletico Madridin. “Colchoneros” renditen në vendin e katërt me 22 pikë pas kësaj fitoreje, Sevilla mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë.
The post Sevilla reziston vetëm 65 minuta, Atletico Madrid “zbërthehet” në pjesën e dytë dhe fiton bindshëm appeared first on Telesport.










