Sevilla dhe Manchester Unitedi luajten baraz në Ramon Sanchez Pizjuan në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Por, që ky rezultat të ishte kështu një nga më meritorët ishte David de Gea, i cili në minutat shtesë të pjesë së parë me një refleks të paparë ia mohoi golin Luis Murielit.
Fokusimi kryesor i skuadrës vendase ishte mospranimi i golave dhe përpjekja për ta fituar ndeshjen, ndërkohë që mysafirët tentuan ta ndëshkojnë kundërshtarin, në mënyrë që në ndeshjen kthyese t’i kenë gjërat më të lehta.
Sa u përket ligave respekitve, andaluzianët mbajnë vendin e pestë në tabelën e La Ligas, ndërsa Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të dytë në Ligën Premier.