Sulmuesi i ri i Manchester United, Benjamin Sesko, thotë se po përmirësohet çdo ditë që kalon te klubi i tij i ri, duke shtuar se niveli është shumë më i lartë në Angli.
Ai mbërriti nga Leipzig këtë verë në një marrëveshje prej 73.7 milionë eurosh dhe e ka nisur ndeshjen nga stoli në të tre javët e para të Premier League deri më tani.
Duke folur për median, në një takim me tifozët ndërsa është i grumbulluiar me ekipin kombëtar të Sllovenisë, ai tha: “Niveli i ndeshjeve është sigurisht shumë më i lartë, lojtarët dhe shokët e ekipit janë gjithashtu në një nivel më të lartë”.
“Në fund të fundit, futbolli anglez është në nivelin më të lartë në botën e futbollit. Por mezi pres periudhën e ardhshme pas kombëtareve”, shtoi Sesko.
“E ndjej se po përmirësohem dita-ditës dhe po shpejtohem në përfshirjen me grupin në çdo seancë stërvitore që kalon. Dhe, gjithashtu, po përparoj në mentalitetin tim të futbollit çdo ditë”, deklaroi Sesko.
The post Sesko karikon tifozët: Po përmirësohem çdo ditë që kaloj te Manchester United appeared first on Telesport.