Sesko e ka mendjen tek Man. United, Newcastle gjen te rivalët zëvendësuesin e Isak

Duke qenë se Benjamin Sesko ka zgjedhur Manchester United, Newcastle nuk humbet kohë dhe ka piketuar një tjetër objektiv për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Eddie Howe ka hedhur sytë te Nicolas Jackson.

Sulmuesi senegalez nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca-s, aq më tepër duke parë merkaton në sulm që kanë bërë “Blutë” këtë verë. Drejtuesit e Chelsea-s janë të hapur për largimin e 24-vjeçarit. Drejtuesit e Chelsea-s e vlerësojnë senegalezin 50 milionë euro.

Në anën tjetër, Newcastle e sheh Nicolas Jackson si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak. Suedezi sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Liverpool, për një shifër rekord të paktën 120 milionë euro.

“Qymyrxhinjtë” po shqyrtojnë edhe emra të tjerë në sulm, por momentalisht në krye të listës është Nicolas Jackson. Në 37 ndeshje në sezonin e kaluar me Chelsea-n, në të gjitha kompeticionet, Nicolas Jackson shënoi 13 gola dhe dha 6 asiste. Pavarësisht këtyre shifrave jo shumë të mira të sezonit të kaluar, sulmuesi senegalez ka qenë në qendër të merkatos këtë verë, duke pasur interes nga disa klube.

The post Sesko e ka mendjen tek Man. United, Newcastle gjen te rivalët zëvendësuesin e Isak appeared first on Telesport.