Serwer: M’i dërgoni provat se Grenell paguhet nga Serbia, i dorëzoj në Departamentin e Drejtësisë

Profesori i Universitetit John Hopkins Daniel Serwer ka thënë se do t’i dorëzojë personalisht në Departamentin e Drejtësisë dokumentet që vërtetojnë se ish-emisari amerikan Richard Grenell paguhet nga Serbia për të lobuar pro interesave të saj.

Ai ka kërkuar këto dokumente në profilin e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

“M’i dërgoni provat që kjo është e vërtetë dhe unë personalisht do t’i dorëzojë në Departamentin e Drejtësisë”.

Analisti serb, Dushan Janjiq, gjatë një interviste ka thënë se Grenell paguhet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq me 100 mijë dollarë në muaj.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjiq. Por, këtë e ka mohuar Grenell, duke e quajtur deklaratën të pavërtetë.