Sërish telashe për Milik, tjetër dëmtim për polakun një muaj pas rikthimit dhe mbyll para kohe sezonin

Arkadiusz Milik ka pësuar një tjetër dëmtim. Polaku, i cili u rikthye në mesin e marsit pas një pushimi shumë të gjatë (ai luajti 34 minuta kundër Sassuolo dhe Genoa në javët e fundit), është detyruar të qëndrojë përsëri jashtë fushave.

Në një deklaratë për mediat, Juventus sqaron: “Pas një problemi muskulor të pësuar gjatë stërvitjes të martën, Milik iu nënshtrua testeve radiologjike në J|medical, të cilat zbuluan një lezion të gradës mesatare të bicepsit femoris në kofshën e tij të djathtë. Kontrolle të mëtejshme do të kryhen përafërsisht 10 ditë për të përcaktuar kohën e saktë të rikuperimit.”

Me një kalendar në dorë, do të jetë shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, ta shohim përsëri Milik në fushë para përfundimit të sezonit, duke marrë parasysh se ndeshja e fundit e Juventus është planifikuar për 24 maj.

Milik është nën kontratë me “zonjën e vjetër” deri më 30 qershor 2027, ndërsa goli i fundit i sulmuesit daton në maj 2024. Duke marrë parasysh përdorimin e tij të kufizuar në fushë, milionat që Juventus po shpenzon për të përmbushur kontratën e Milik janë mbresëlënëse.

The post Sërish telashe për Milik, tjetër dëmtim për polakun një muaj pas rikthimit dhe mbyll para kohe sezonin appeared first on Telesport.