Sërish rrugët e bllokuara nga autobusët në Prishtinë, greva do të vazhdojë

Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe sektorit publik-privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Ata po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.

Kryetari i shoqatës së trafikut urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për të alukuar paratë te Komuna e Prishtinës.

“Protesta e transportit publik ku janë pjesë tarfiku urban si kompani publike edhe sektorit privat edhe sot vazhdon, vazhdon edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detajohet komuna të shlyej borxhet ndaj trafikut urban edhe operatorëve privat. Deri në këto momente që po flasim sipas gjitha informatave vendimi që është marrë ditën e enjte, nga asambleja komunale për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera e asaj shumë deri në 28 milionë është dërguar nga komuna te Ministria e Financave, po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokun mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojenë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë alokuar paratë dhe tash kanë mbetur edhe pesë paga, për pesë muaj që nuk janë paguar.

Ai tha se tash komuna i ka borxh 2 milionë euro.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj që nuk kemi marrë paga, për muajin shtator i kanë paguar edhe pesë muaj nuk i kanë paguar. Komuna na ka pasur borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator edhe 2 milionë, një milion e 50 mijë i kemi paga, një milion e 350 mijë i kemi borxhe ndaj pikave ku furnizohemi me derivate. Nuk mundemi me ia fillu punës pa i aluku paret”, tha ai.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës./kp