Alice Campello nuk e ka mohuar krizën e re me Alvaro Moratën, por reagoi ashpër ndaj disa komenteve në postimin e saj në Instagram. Ngjarja ndodhi kohët e fundit, kur influencuesja dhe sipërmarrësja postoi disa foto nga festa e martesës së një shoqeje të ngushtë në Spanjë dhe shumë fansa vunë re mungesën e bashkëshortit. Komenti “Morata NOT FOUND” nxiti reagimin e saj.
“Pavarësisht gjithçkaje…, para se të shkruash këtë koment të kotë…, kontrollo nëse ka pasur ndeshje dje dhe pastaj thuaj ‘NOT FOUND”. Qoftë mirë apo keq, Morata gjithsesi do të ishte ‘not found’”, – shkroi ajo, duke iu referuar ndeshjes Inter-Como në Serie A, ku sulmuesi spanjoll ishte i angazhuar me ekipin e tij (i mundur 4-0 nga zikaltrit në “San Siro”).
The post Sërish në krizë me Morata? Shpërthen Alice Campello: Para se të shkruani komente të kota… appeared first on Telesport.









