Vijojnë problemet për Endrick. Sulmuesi i ri brazilian i Real Madrid, i cili është jashtë fushave që nga mesi i majit për shkak të një dëmtimi në kofshën e pasme në këmbën e djathtë, pësoi një dëmtim tjetër gjatë stërvitjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për pasojë, ai do të qëndrojë jashtë fushave nga tetë deri në dhjetë javë të tjera, siç raportohet nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Kjo mungesë e konsiderueshme do ta detyrojë atë të humbasë fillimin e La Liga në gusht dhe disa ndeshje në Champions.
Talenti 19-vjeçar u lëndua në ditën e fundit të ndeshjes së Ligës spanjolle të sezonit të kaluar kundër Sevilla. Ai dukej afër rikthimit, por gjatë një seance stërvitore në grup gjatë turneut të Real Madridit në Amerikë, ai u dëmtua sërish.
Më herët, ai nuk ishte grumbulluar në Kupën e Botës për klube. Ky dëmtim e ndërlikon më tej udhëtimin e tij te “los blancos”, veçanërisht me një trajner të ri.
Pavarësisht problemeve fizike (37 paraqitjeve dhe shtatë golave që nga mbërritja nga Palmeiras), Endrick ruan besimin e plotë të klubit, të cilët duan ta mbrojnë atë dhe të sigurojnë një rikuperim të plotë para se të kthehen në fushë.
The post Sërish dëmtim për yllin e Real Madrid, do të qëndrojë pushim deri në 10 javë appeared first on Telesport.