Skanimet që do të kryhen orët në vijim pritet të konfirmojnë se sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, ka thyer këmbën, lajm që konfirmohet nga “Sky Sports News”.
Palët janë ende në pritje të një skanimi MRI për dëmtimin që pësoi kur Isak shënoi golin e parë në stadiumin Tottenham Hotspur.
Mbrojtësi i Spurs, Micky van de Ven, rrëshqiti mbi Isak ndërsa u përpoq ta pengonte sulmuesin të shënonte, duke e lënë Isak të paaftë të festonte pasi ai menjëherë sinjalizoi për ndihmë mjekësore.
Një barelë u soll në fushë, por Isak përfundimisht u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor të Liverpool.
Suedez u lëndua për pesë ndeshje nga tetori deri në nëntor për shkak të një dëmtimi në ijë. Lojtari u transferua këtë verë për shifrën rekord prej 125 milionë eurosh.
Isak ka shënuar vetëm tre gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për Liverpool. Duke folur menjëherë pas ndeshjes, trajneri Arne Slot i tha Sky Sports: “Është e vështirë të dish se çfarë ka saktësisht”.
“Por nuk është kurrë një gjë e mirë që pas golit ai u përplas me mbrojtësin e tyre. Shpresojmë të jetë mirë, por duhet të presim dhe të shohim“, tha Slot.
The post Sërish dëmtim i rëndë për Isak, mediat britanike konfirmojnë thyerje të këmbës, pritet konfirmimi appeared first on Telesport.













