Serie A: Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos dimërore. Kryeson sulmuesi i blerë nga Napoli, por i transferuar në PL

Klubet e mëdha të Serie A nuk ishin shumë aktive gjatë merkatos dimërore, e cila u mbyll ditën e djeshme. Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Lorenzo Lucca, i cili u largua nga Napoli për te Nottingham Forest për 26 milionë euro.

Duke qenë se Lucca ishte në huazim nga Udinese me opsion blerje në fund të sezonit, Napoli e ushtroi opsionin e blerjes tani në janar, për ta shitur direkt sulmuesin 25-vjeçar në Premier League. Në vend të dytë është Giacomo Raspadori, i cili qëndroi më pak se 5 muaj në Spanjë tek Atletico Madrid dhe u rikthye në Serie A, por këtë herë tek Atalanta. Podiumin e mbyll Robinio Vaz, i cili iu bashkua Romës në një marrëveshje të përhershme nga Olympique Marseille.

10 transferimet më të shtrenjta në Serie A për merkaton dimërore:

1. Lorenzo Lucca: Udinese → Napoli 26 milionë euro
=2. Giacomo Raspadori: Atletico Madrid → Atalanta 22 milionë euro

=2. Robinio Vaz: Olympique Marseille → Roma 22 milionë euro

4. Kenneth Taylor: Ajax → Lazio 17 milionë euro

5. Petar Ratkov: RB Salzburg → Lazio 13 milionë euro

6. Adrian Lahdo: Hammarby → Como: 12 milionë euro

7. Darryl Bakola: Olympique Marseille → Sassuolo 10 milionë euro

8. Ismael Kone: Olympique Marseille → Sassuolo 10 milionë euro

9. Rafiu Durosinmi: Viktoria Plzen → Pisa 9 milionë euro

10. Alphadjo Cisse: Hellas Verona → Milan 8 milionë euro

The post Serie A: Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos dimërore. Kryeson sulmuesi i blerë nga Napoli, por i transferuar në PL appeared first on Telesport.