Seriali krim “Lupin” i shikuar nga 100 milionë njerëz, do të ketë një sezon të ri

Seriali i zhanrit krim “Lupin”, i ndjekur nga 100 milionë njerëz në Netflix, do të ketë një sezon të ri, xhirimet e të cilit filluan në Paris.

Konkretisht, ky serial i kënaqi shikuesit në mbarë botën, me shumë që theksuan se “u dashuruan me serialin që pas pesë minutave të para të episodit të parë”.

Seriali u transmetua për herë të parë në vitin 2021, dhe rolet kryesore u luajtën nga Omar Sy, Ludivine Sagnier dhe Clotilde Hesme. Historia përqendrohet te Assane Diop, i cili është frymëzuar nga historitë e hajdutit të famshëm dhe imagjinar Arsene Lupine, i cili bëhet një kriminel i aftë.

Përmbledhja thotë se Assane “u angazhua në hakmarrje kundër një familjeje të pasur që ia kishte bërë padrejtësi babait të tij”.

Seriali u krijua nga George Kay dhe Francois Uzan, dhe që nga fillimi i shfaqjes, ka arritur 99.5 milionë shikime në Netflix. Deri më tani, janë prezantuar tre sezone të serialit, dhe në vitin 2022 “Lupin” u nominua për çmimet Golden Globe dhe Emmy.

Sezoni i katërt i serialit është në përgatitje e sipër dhe sipas Tudum, xhirimet kanë filluar tashmë në Paris