Sergio Conceicao, ish-trajneri i Milanit dhe ish-lojtari i Interit, dha një intervistë interesante për “The Athletic”, së bashku me djalin e tij, Francisco, sulmues i Juventusit. Ai foli për momente të ndryshme të karrierës, duke përfshirë edhe të kaluarën e tij tek Interi:
“Momentet më të vështira të karrierës? Zhgënjimi për të humbur një titull dhe ato ndeshje që na lanë pa trofe. Mbaj mend një ndjenjë të madhe trishtimi më 5 maj 2002 me Interin. Mendoj se ai ishte momenti më i vështirë.
Ishim në krye të kampionatit gjatë gjithë sezonit, edhe pse kisha pasur disa lëndime. Ishim një skuadër e madhe dhe e humbëm ndeshjen e fundit ndaj Lazios, duke e lënë titullin për Juventusin”.
The post Sergio Conceicao: 5 maji me Interin, momenti më i vështirë i karrierës sime appeared first on Telesport.










