Serbit në Bërnjak policia i gjen në veturë boks hekuri dhe sprej

Në veturën e një shtetasi serb në Bërnjak, Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka sekuestruar një boks hekuri dhe një sprej.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa aksioni është realizuar në konsultim me prokurorin, transmeton klankosova.tv.

”Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull shtetas i Serbisë është gjetur dhe sekuestruar një boks hekuri dhe një sprej. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.