Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, apeloi që komuniteti serb në Kosovë të votojë Listë Serbe.
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, të enjten, ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet paralele shëndetësore serbe në Kosovë.
Sipas një njoftimi, njëkohësisht, po vazhdon të jetë i hapur edhe konkursi për 50 vende të reja pune në institucionet ilegale shëndetësore të Serbisë në Kosovë.
Me punësimet e reja, sipas të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, do të përmirësohet edhe niveli i shërbimeve shëndetësore “në zonat me shumicë serbe në Kosovë”, duke dëshmuar, siç thuhet, “kujdesin e shtetit të Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiç për popullin e tyre në Kosovë”.
Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, apeloi që komuniteti serb në Kosovë të votojë Listë Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, meqë, siç pretendoi ai, vetëm kjo parti mund t’i mbrojë ashtu siç duhet interesat e serbëve në Kosovë.













