Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e lojtarëve për t’u grumbulluar në funksion të dy lualifikueseve të radhës: më 11 tetor ndaj Shqipërisë dhe 14 tetor ndaj Andorrës.
Në listë figurojnë disa emra nga Serie A si Vanja Milinkovic-Savic (Napoli), Strahinja Pavlovic (Milan), Lazar Samardzic (Atalanta), si edhe Filip Kostic e Dusan Vlahovic (Juventus). Risia është thirrja e parë e Aleksandar Stankovic, i cili këtë verë u largua nga Interi për te Club Brugge. Mungon Ivan Ilic (Torino).
Të dyja sfidat janë për kualifikueset e Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Serbia ndodhet aktualisht në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë, pas Anglisë (15 pikë) dhe Shqipërisë (8 pikë), por me një ndeshje më pak (4 kundrejt 5). Pasojnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra (0 pikë).

Lista e plotë e të ftuarve:
Portierë: Vanja Milinkovic-Savic (Napoli), Predrag Rajkovic (Al-Ittihad), Djordje Petrovic (Bournemouth), Dragan Rosic (Vojvodina).
Mbrojtës: Nikola Milenkovic (Nottingham Forest), Strahinja Pavlovic (Milan), Milos Veljkovic (Crvena Zvezda), Strahinja Erakovic (Zenit), Jan-Karlo Simic (Al Ittihad), Veljko Milosavljevic (Bournemouth).
Mesfushorë: Sasa Lukic (Fulham), Nemanja Gudelj (Sevilla), Nemanja Maksimovic (Shabab Al Ahli), Andrija Zivkovic (PAOK), Lazar Samardzic (Atalanta), Filip Kostic (Juventus), Stefan Mitrovic (Excelsior), Aleksandar Stankovic (Club Brugge), Ognjen Ugresic (Partizan), Dejan Zukic (Wolfsberger).
Sulmues: Aleksandar Mitrovic (Al Rayyan), Dusan Vlahovic (Juventus), Luka Jovic (AEK), Andrej Ilic (Union Berlin).
The post Serbia me “armatën” e Serie A ndaj Shqipërisë, grumbullohet për herë të parë Stankovic appeared first on Telesport.










