Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditës së mërkurë, ka proklamuar situatë të rrezikshme sigurie, duke thënë se afro 70 për qind e të gjitha kapaciteteve të ushtrisë serbe janë të vendosura jo larg Kosovës.
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur analisti Azdren Shala, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua, Ejup Maqedonci përgjatë gjithë mandatit, është mostra reprezentative në fakt edhe përtej mandatit të Kurtit, qysh një ish-ushtar i UÇK-së, dhe për këtë më vjen keq, shndërrohet në një vegël të një propaganduesi, të një dezertori të luftës si Albin Kurti, për më tepër një veteran i rrejshëm. Kjo nuk është hera e parë që deklaron zotëri Maqedonci, sa herë ka ndonjë aferë korruptive, sa herë duhet Qeveria Kurti ta zhvendosë fokusin nga problemet reale, del Ejup Maqedonci dhe luan me kartën e Serbisë, luan me kartën e rrezikut nga jashtë”, u shpreh Shala.
Ai tutje tha se nuk e beson aspak ministrin në detyrë, Ejup Maqedoncin.
“Kur një njeri rren nga gjashtë apo shtatë herë, unë jam i prirë mos me i besu më, ai është duke u shndërruar në një vegël të gërditshme dhe si një alibi i qeverisë Kurti”, tha Shala.