Qeveria e Serbisë, ka përfshirë në kalendarin e përkujtimeve të festave kombëtare për vitin 2026 përvjetorin e Betejës së Pashtrikut dhe përvjetorin e aksionin kroat “Bljesak” (Vetëtima).
Ky veprim është ndërmarrë me iniciativë të ministres për kujdesin familjar dhe demografinë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e partisë ekstremiste “Zavetnici (Të Përbetuarit), e që deri në lidhjen e koalicionit me Partinë progresive në pushtet, ishte kundështare e ashpër e Aleksandar Vuçiçit.
Përkujtimi i dy betejave “Pashtriku” në Kosovë dhe “Vetëtima” në Kroaci të cilat në parim shënuan edhe kapitullimin e agresionit serb në territoret fqinje përmes projektit të Serbisë së Madhe të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi e të mbeshtetur edhe nga radikalët e Vojisllav Sheshelit, jo vetëm që na përkujtonë historinë e humbjeve serbe duke nisur që nga “Beteja e Kosovës” e deri më sot, porse ato s’janë gjë tjetër veçse vazhdimësi e planit serbo-madh, i cili sot njihet si “Bota serbe”, plan ky i inicuar nga presidenti aktual i Serbisë që po përpiqet të jetësohet nga Aleksandar Vulin me mbështetësit e tij në rajon, Andrija Mandiq (kryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi) dhe Milorad Dodik, president aktual i entitetit boshnjak, Republika Srpska, me ndihmën edhe të faktorit rus në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
“Beteja e Pashtrikut” e cila filloi me 26 maj 1999 dhe zgjati deri në Ditën e Clirimit të Kosovës 12 qershor 1999, ishte pikë kthese në fundin e agresionit serb në Kosovë dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s.
Beteja e cila tash e tutje në Serbi do të shënohet si ditë feste, shmangu mundësinë e një sulmi nga NATO me forca tokësore, por luajti një rol kyç në presionin ndaj Millosheviqit për të nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës (10 qershor 1999), e cila çoi në tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosovë.
Kjo betejë, përveç shkatërrimit të ‘Brigadës së Motorizuar’ të ushtrisë jugosllave i shkaktoi Serbisë edhe humbje jetësh dhe plagosje të shumë ushtarëve. Edhe pse zyrtarisht Serbia ka deklaruar se në këtë Betejë humbën jetën vetëm 26 ushtarë serbë, burimet ndërkombëtare të asaj kohe përfshirë gazetën prestigjioze amerikane ‘Uashington Post” flasin për nja shifër prej 400-600 ushtarësh serb të vrarë dhe tërheqje të plotë të Ushtrisë jugosllave jo vetëm nga ajo zonë, por edhe nga gjithë Kosova.
Kësaj situate të kapitullimit të plotë të Serbisë, ngjashëm i kishte paraprirë edhe ofansiva e Ushtrisë kroate në vitin 1995 përmes operacionit të njohur “Vetëtima”, aksion ky që rezultoi me dëbimin e ushtrisë jugosllave nga rajoni i vetëshpallur secesionist “Republika Srprska Krajina që kishte mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Në këto operacion Serbia pos humbjeve ushtarake me 283 ushtarë të vrarë, 500 të plagosur dhe me mbi 1500 të zënë rob, rezultoi edhe me largimin nga ato territore të më shumë se 20 mijë civilëve serb, ku një pjesë e tyre në emër të sistemimit të refugjatëve, u shfrytëzuan edhe për kolonizimin e Kosovës dhe Malit të Zi
The post Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare” appeared first on Kosovapost.net.