,

“Serbia e do opsionin hapur për të pushtuar Kosovën”: S’ndalet Kurti së foluri për luftë edhe në Londër

Serbia s’e nënshkruan marrëveshjen sepse dëshiron që opsionin për ta pushtuar Kosovën ta ketë të hapur.

Kështu u ligjëroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Londër të pranishmëve në një panel diskutimi të organizuar nga Instituti Chathham House.

Kishte të pranishëm që i brohorisnin, kryesisht studentë; por dhe bashkëfolës që fytyra u buzëqeshte teksa përdredhte fjalë me rima e ritëm.

Se pse Serbia s’e vendos firmën mbi tekstin e marrëveshjes, Kurti u tha të pranishmëve se kjo ka të bëjë me “lënien të hapur të opsionit për ripushtim” të Kosovës.

Unë nuk mund të shoh ndofarë kuptimi tjetër substancial në refuzimin për të nënshkruar përveç se presin një dritare mundësie që të kthehen dhe ta bëjnë sërish agresionin”, tha ai.

Njëjtë si në Nagorno-Karabakh, tha Kurti, Vuçiqi e admiron “durimin” e Azerbajxhanit; por ama, shtoi ai, se tash presidenti serb “ka atë pishmanin e pazarxhisë” që ka blerë diçka “e që do të donte t’i kishte thënë jo”. Fjalën e kishte për Marrëveshjen e Brukselit të shkurtit të vitit të kaluar.

“Ka shanse për sulme të reja mbi Kosovën”, u tha Kurit të pranishmëve, por vetëm një gjë po i ndalë: forcat kosovare policore dhe trupat paqembajtëse të NATO-s, KFOR-i, “që janë ditë e pak më tolerantë”.

Këtu ai iu kthye një të pyetësit në publik me një kundërpyetje: “Pse ju po mendoni që s’po na sulmojnë?

Sepse për ta kthyer përmbys pyetjen tuaj, sepse ju thatë çka nëse ju sulmojnë sërish? Po jua kthej edhe unë me një pyetje: Pse po mendoni që nuk na kanë sulmuar ende sërish deri më tani?”.

Arsyeja kryesore është se kanë parë patrullime të përbashkëta mes policisë dhe NATO-s. Dhe na duhet të punojmë shumë, dhe po ia dalim mirë me aleatët tanë në këtë aspekt”, tha Kurti.

Për që ka pasur rrezik “të përnjëmendtë” të pushtimit, Kurti tha se ishte fundi i shtatorit kur Serbia kishte ngritur të numër të paprecedentë trupit anëegjerë kufirit me Kosovën, për çka kishte reaguar edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjendja ishte tepër serioze”, tha ai.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/7128016360639114/?mibextid=w8EBqM

Diskursi për luftë si lajtmotiv i Kurtit

Para mëse një muaji Kurti në një konferencë për media kishte ngritur alarmet te qytetarët se grupi i Radojçiqit po rigrumbullohej me synimin për të sulmuar sërish Kosovën – ndonëse të nesërmen ishte nisur menjëherë për Oslo.

Paramilitarët e Radoiçiqit po strehohen pra në objektet që ai i ka në pronësi në këtë park turistik, dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2.000 euro në muaj. Deri në shtator të këtij viti, ato janë shfrytëzuar nga turistët me qira. “Qendra për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit”, që gjendet në brigjet e liqenit të Ujmanit dhe Hotel “Rajska Banja”, që gjendet në afërsi të Manastirit të Banjskës, janë dy pika tjera që janë përdorur nga Radoiçiq, e të cilat janë ndërtuar me fonde të Qeverisë së Serbisë. Njëra ishte vizituar nga Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, e tjetra nga Kryeministrja Ana Bërnabiq”, shprehej Kurti.

Njëkohësisht, një grup prej rreth 80 personash, të gjithë të larguar nga Kosova, kanë vazhduar ushtrimet në poligonin “Zimovnik”, në afërsi të Rashkës. Ky poligon për nga madhësia radhitet menjëherë pas atij në “Pasuljanke Livade”, dhe aty ushtria serbe kryen ushtrime ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtje me tanke, për shkak të hapësirës së gjerë që ka rrotull”.

Trajnimet drejtohen nga ushtarakë të pensionuar serbë, të cilët kanë grada të larta, si gjeneral, kolonel e nënkolonel, dhe të cilët kanë njohuri shumë të mira për Kosovën pasi që mbase edhe kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së luftës te ne. Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërore dhe për snajperistë. Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim “marrjen” e vilës së Radoiçiqit në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht, për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”, deklaronte kryeministri.

Related Posts