Serbia e arreston për spiunazh vëllanë e ish-nënkryetares së Leposaviqit

Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar të premten vëllanë e ish-nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Milletiq.

Burimet i kanë thënë Tëvë1 se ai është arrestuar në territorin e Serbisë për fotografim të paautorizuar të bazave të ushtrisë serbe.

Po ashtu sipas burimeve D.A akuzohet për spiunazh dhe bashkëpunim me autoritetet kosovare.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.