Serbi nga Zubin Potoku e vret vetën me pushkë, la një letër para se t’i jap fund jetës

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Presekë të komunës së Zubin Potokut, ku një burrë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Burime të Sinjalit njoftojnë se bëhet fjalë për një 86-vjeçar i nacionalitetit serb.

Rastin në Polici e kishte lajmëruar djali i viktimës i cili kishte njoftuar se babai i tij ka kryer vetëvrasje me pushkë.

Sipsa informacioneve, Policia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër lamtumire.

Ndërsa, në pyetje janë marrë të afërmit e viktimës, dy djem dhe një vajzë.

Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.