Duket se kurba e pandemisë së koronavirusit në Serbi është drejt uljes ku prej disa ditësh janë regjistruar në ulj numri i rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima duke e çuar në total në 122 viktima.
Ndërsa janë regjistruar dhe 324 raste të reja me COVID-19 me një total prej 6,318 të infektuarish në të gjithë territorin serb.
Ndërkohë BE-ja i ka dërguar Serbisë 800 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Sipas Ministrisë për Integrime Evropiane, Brukseli ka financuar prokurimin dhe transportimin e tyre me aeroplan për në Serbi.