Serbëve po u rritet kostoja e jetës – shtrenjtohen derivatet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

Pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), furnizimi me karburant në Serbi po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Në pikat e karburantit në Serbi, litri i dizelit evropian do të kushtojë 193 dinarë (1.65 euro), ndërsa litri i benzinës europremium BMB do të jetë 177 dinarë (1.51 euro).

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 15:00 të datës 31 tetor, raporton nova.rs.

Kujtojmë se që nga vendosja e sanksioneve amerikane ndaj NIS-it, shkaku që shumicës së aksioneve të kompanisë i posedon shteti rus, ka ardhur paralajmërim se pronarët e pompave të karburantit do të jenë në një problem të madh, pasi ata më nuk do të mund të furnizohen me karburant nga NIS-i.

Nga ana tjetër, karburanti që do të arrijë në mënyra të tjera (cisterna, barkë, hekurudhë) nuk do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë.

Pas mungesës, sipas mediumit serb, do të ndodhë rritja e çmimit të karburantit. Kjo gjithashtu do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.