Një numër i madh i qytetarëve nga Beogradi dhe qytete të tjera të Serbisë ia kanë mësy Novi Sadit në mëngjesin e sotëm, për të përkrahur protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.
Kjo kja krijuar kolona disa kilometra në disa pjesë të autostradës nga Beogradi për Novi Sad, raporton N1, transmeton Express.
Protestat ka disa ditë që po vazhdojnë dhe vijnë si rezultat i tragjedisë së ndodhur në Novi Sad ku muaj më parë u shemb një mbikalim e ku vdiqën 15 persona.