Nga një protestë në Kurshumli serbët e atjeshëm kanë paralajmëruar bllokimin e pikëkalimit kufitar me Kosovë, Merdare, nëse pushteti në Beograd nuk u jep përgjigje kërkesave të tyre të drejtuara më parë, shkruan “Juzne vesti”
Siç raportohet, të enjten e ardhshme do të bllokohet pikëkalimi kufitar me Kosovën, që ky medium e quan pikëkalim administrativ.
Qytetarët që po protestojnë janë të pakënaqur me situatën në shtet dhe regjimin e pushtetit aktual, por kërkojnë edhe dorëheqjen e pushtetit lokal dhe vendosjen e administrimit të përkohshëm që do të përbëhej nga përfaqësues të të gjitha partive dhe grupeve të qytetarëve.
“Na nuk mund të bredhim e të presim, Kurshumlia po shkatërrohet, të rinjtë po na ikin, kanë mbetur vetëm ata që s’kanë nga t’ia mbajnë. Pas kësaj s’ka kthim mbrapa, ose do t’i ndjekim këta shkatërrimtarë nga pushteti që mendojnë vetëm për vetën dhe interesin personal e partiak, ose komuna e Kurshumlisë (ndodhet fare afër kufirit me Kosovën – plotësim ynë) brenda disa vitesh do të jetë mjedis me shumicë banorësh shqiptarë, meqë të gjithë të rinjtë po largohen prej këtu”, citon “Juzne vesti” Dejan Millosheviqin, njërin nga pjesëmarrësit e protestës.