Senatorët e Interit në kor: Titull i merituar, jemi më shumë se një familje

Nicolò Barella, kapiteni i Interit në ndeshjen vendimtare, shijon titullin e 21-të: “Ishte objektivi ynë, kishim edhe të tjerë, por ndodh të lësh diçka rrugës. Tani kemi një tjetër objektiv, Kupën e Italisë, por duhet ta shijojmë, sepse kjo është arritje e madhe.

Kemi kaluar momente të vështira, vitin e kaluar ishim pranë gjithçkaje, por nuk fituam asgjë. Duhet gjithmonë të ringrihesh. Falënderoj shokët dhe klubin, më kanë ndihmuar shumë. Në fushë mund të gabosh, mund të luash mirë apo keq, por kjo skuadër nuk e ka humbur kurrë dëshirën për të qenë bashkë. Jam shumë krenar për këtë grup”.

Marcus Thuram shtoi: “Barella është lojtari më i mirë italian, një nga më të fortët në botë. Nuk e kuptoja pse vihej në diskutim. Është kapiteni ynë dhe ky titull është për të. Ky grup do të qëndrojë bashkë”.

Federico Dimarco nënvizoi: “Zhgënjimi i vitit të kaluar ishte i madh. Trajneri Cristian Chivu solli stimuj të rinj dhe realizuam ëndrrën. Rekordi i asisteve? Është historik, por duhen edhe shokë që shënojnë”.

Hakan Çalhanoğlu tha: “Titull shumë i rëndësishëm pas problemeve të verës së kaluar. U bëmë më shumë se një familje. Chivu më besoi menjëherë, e falënderoj gjithmonë”.

The post Senatorët e Interit në kor: Titull i merituar, jemi më shumë se një familje appeared first on Telesport.